Reagon për herë të parë parukierja Merita: Asgjë nuk është e vërtetë, duan të më prishin imazhin

Shqipëria

Reagon për herë të parë parukierja Merita: Asgjë nuk është e vërtetë, duan të më prishin imazhin

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 00:22
Merita Merja

Pas publikimit të mesazheve të një vajze në rrjetet dhe mediat sociale ndaj parukieres Merita Merja, që akuzohej si menaxherja e një rrjeti prostitutash, policia e kryeqytetit ka nisur verifikimet përkatëse.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit që thanë se në lidhje me SMS-të e publikuara në mediat sociale, kanë nisur verifikimet tashmë nga Zyra e Hetimit të Trafiqeve të Policisë së Tiranës.

Merita Merja u denoncua pak ditë më parë nga një vajzë 27 vjeçare banuese në Sauk se e kishte dhunuar në ambientet e parukerisë së saj në rrugën e Durrësit.

Madje konflikti mes tyre tashmë shfaqet edhe në një video të publikuar në mediat online. Nga ana tjetër parukierja Merja, reagoi për ekranin e Report Tv, duke mohuar akuzat.

Ajo pretendon se tashmë ka bërë kallëzim në prokurori për shpifjet ndaj saj.

“Kurrë si kam shikuar këto lajme, kurrë nuk i kam hapur këto portale ti lexoj sepse nuk më duket normale.

As kohën nuk e kam humbur ti lexoj thjesht kur më thanë njerëzit Merita çfarë po ndodh, mos u mërzit se ne e dimë kush je ti.

Gjëja që më ka bërë shumë përshtypje është tek “Jeta Osh Qejf ” , që unë kam bërë sot kallëzimet në prokurori edhe për palën që e krijuan këtë situatë edhe për faqen “Jeta Osh Qejf ” që është marrë me mua ka tre ditë”, shprehet parukierja Merita Merja.

Merja pohon se dy vajza që kanë ardhur në dyqanin e saj kanë dashur të rregullojnë flokët por se nuk u ka pëlqyer çmimi. Merja pretendon se gjithçka që është shkruar në media është e sajuar.

Ka qenë data 26 korrik. Ka qenë ora 12 e drekës. Më kanë ardhur dy vajza rastësisht.

Më kanë kërkuar shërbim për lyerje flokësh. I kam pritur me mikëpritjen më të madhe, urdhëroni, çfarë dëshironi, si mund t’ju ndihmoj. Më kanë thënë do bëj një lyerje floku, kam ardhur apostafat për ty këtu.

Vajza në fjalë nuk ishte fare e vetëdijshme se çfarë kërkonte. Me aq sa kam kuptuar dhe ditën e parë që ato vajza kanë hyrë në sallonin tim janë shtyrë pikërisht për të prishur punën time për të prishur imazhin tim”, u shpreh Merja.

Nga ana tjetër në mediat online janë publikuar mesazhe të telefonike nëpërmjet aplikacionit viber, qe mendohet te jene komunikim mes një femre dhe parukieres.

Ajo pretendon se ka komunikuar me Merita Merjen, të cilës i kishte kërkuar punë, por ajo kishte tentuar ta shfrytëzonte për prostitucion.

Madje në sms-të e publikuara pretendohet se Merja kishte një rrjet të shfrytëzimit të vajzave dhe se kishte shfrytëzuar femra për qëllime prostitucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat