Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 10:47
Ilustrim

Në vendin tonë do të futen masat ajrore nga veriu i Afrikës duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë pothuajse në të gjithë territorin e vendit, me përjashtim të ekstremit verior, ku do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Po ashtu, edhe pasditja do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pashershme do të paraqiten zonat malore verilindore – juglindore.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje më të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të ketë valëzim të ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat