Punën për bashkinë Mirditë do ta nisin turqit (Dokument)

Shqipëria

Punën për bashkinë Mirditë do ta nisin turqit (Dokument)

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 13:27
Stema e Bashkisë së Mirditës

Bashkia Mirditë u njoh me një letër që një “grup qytetarësh”  kanë kundërshtuar një ndërtim luksi, sipas tyre, në Bashkinë Mirditë. Pa dashur të replikojmë me artikullshkruesit anonimë, që maskohen me emërtimin një “grup qytetarësh” Bashkia Mirditë në respekt të opinionit se asgjë çfar pretendohet në atë letër, nuk është e vërtetë.

Së pari as shteti mik i Zvicrës dhe as ambasadori i nderuar i këtij shteti nuk kanë asnjë komunikim me Bashkinë Mirditë, për sa thuhet se ka akorduar një shumë prej 4 milionë euro, për ndërtimin e një ndërtese luksi për vetë bashkinë.

Është e vërtetë se administrata e bashkisë Mirditë e ka pothuajse të pa mundur ushtrimin e aktivitetit të saj në një godinë me dizenjo të kohës së komunizmit, me zyra jo më shumë se 4-5 metra2.

Duke  qenë në këto kushte aspak normale, Bashkia Mirditë ka ndërmarrë disa hapa komunikimi me firmën e hidrocentraleve që punojnë në Mirditë, firmë e cila ka marrë përsipër bujarisht demolimin e ndërtesës mbi 50-vjeçare, evadimin e mbetjeve të saj dhe ndërtimin deri në kollona të ndërtesës së re. Pas kësaj do të aplikohet për fonde mbështetëse për plotësimet e tjera të nevojshme.

Së dyti vetëm pas pak ditësh do të nisë puna për “Rikualifikimin urban të qëndrës së qytetit Rrëshen” me një fond prej 155751536 lekë, fond i akorduar nga qeveria shqiptare përmes “Fondit të Zhvillimit të Rajoneve” provuar me shkresën numër 3990/2, datë 30.03.2016, nënshkruar nga Ministri i Financave z. Arben Ahmetaj.

Pra rikualifikimi urban i sheshit “Abat Doçi” nuk do të bëhet me mbetjet e shumës përrallë prej 4 milionë eurosh, por me një fond specific të qeverisë shqiptare, ne vijim të rikualifikimit të qendrave të qyteteve të Shqipërisë. Të interesuarit për një proces sa më transparent janë të lutur të vijnë pranë bashkisë Mirditë për tu njohur me të gjitha procedurat përkatëse të këti procesi, ndërkohë janë të lirë natyrisht të marrin një prononcim edhe në ambasadën e shtetit të Zvicrës, ambasadë e cila është implikuar në mënyrë aspak serioze në këtë aferë mediatike, me burim që nuk kalon nivelin e kioskave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat