PD: Vëllai i Fatmir Xhafës i përfshirë në trafik droge, Venezuela kërkesë për ekstradim

Shqipëria

PD: Vëllai i Fatmir Xhafës i përfshirë në trafik droge, Venezuela kërkesë për ekstradim

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 14:12
ilustrim

Opozita thotë se Venezuela ka sjellë një kërkesë për ekstradimin e vëllait të deputetit socialist, Fatmir Xhafaj, pasi e akuzon për trafik ndërkombëtar të drogës. Partia Demokratike pretendon se kjo është një nga arsyet se pse mazhoranca tenton të kapë sistemin e drejtësisë.

“Sidomos lajmi se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë ekstradimi për vëllain e Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, zbulon nevojën e tij për të qenë në krye të reformës e për të kapur me çdo kusht drejtësinë.

Nëse do funksiononte skema Xhafaj-Rama, me kunatin Berberi e vasalin Dvorani, e të tjerë toga kamikaze, dosja e drogës do pastrohej, e kaluara do fshihej, trafikanti ndërkombëtar që e ka vëllain kryetar të Reformës në Drejtësi do të shpëtonte”, thuhet në reagim.

Më tej, PD-ja shprehet se vëllai i Xhafajt është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Venezuela në Spanjë e Itali

“Por Rama, Xhafaj bashkë me vëllanë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Venezuela në Spanjë e Itali, nuk ia dolën dot të nënshtronin drejtësinë dhe standardet e Venecias e përkushtimi i opozitës dogjën skemën e tyre mafioze. Pse hesht Xhafaj për faktet që kanë dalë në dritë? Pse nuk reagon Rama? E provuan duke fshehur kërkesën e Belgjikës për Frrokun dhe dështuan. Sa herë kanë ndërmend të qëndrojnë mbi ligjin për interesat e krimit? Tik-taku i kohës se bandës po ecën me shpejtësi. Po vjen ora e ligjit dhe e drejtësisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat