FOTO drithëruese! “Jo e gjithë Shqipëria është kthyer në hambar hashashi”

Shqipëria

FOTO drithëruese! “Jo e gjithë Shqipëria është kthyer në hambar hashashi”

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 18:18
Punë fisnike

Qendro nje moment. Te lutem hidhi nje sy kesaj fotografie dhe mos ndjej meshire por krenari per perkushtimin dhe lodhjen.

Miku im Anesti Jançe e ka shkrepur me 28 korrik ne fshatin Kreshove te Permetit 700 metra mbi nivelin e detit.

Familjet e mbetura atje Kotori dhe Kondi mes vuajtjes dhe sakrificave, mes punes dhe fisnikerise nuk u bene kurre pjese e marrezise kolektive te kultivimit te hashashit.

Ata punojne,mbjellin,korrin dhe shijne grurin si ne fillimet e shekullit te XX-te.

Nuk kane as autokombanje,as makineri moderne, as perfitojne nga akciza apo rimbursimet e Ministrise se Bujqesise.

Ata rropaten,lodhen por ne fund te dites ushqehen me buken e duarve te tyre.

U befte mire buka e perendise o patriotet e mi qe koha nuk u ka lene pas por me kohen dhe modernitetin ju talleni.

Ju jeni te varferit me te pasur dhe me te bukur te kesaj toke!!!

Ministri Edmond Panariti po me lexon?

Po ti Sajmir Tahiri?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat