“Drejtësia”, Basha: Procesi nuk është më politik, mos kërkoni alibi për konflikt

Shqipëria

“Drejtësia”, Basha: Procesi nuk është më politik, mos kërkoni alibi për konflikt

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 13:05
Lulzim Basha

Partia Demokratike e Shqipërisë konsideron një proces kushtetues punën për miratimin e 7 ligjeve që i hapin rrugë zbatimit të reformës në drejtësi.

Në një bashkëbisedim me mediat sot në mesditë, kryetari Lulzim Basha tha se me votimin në 22 korrik ka përfunduar procesi politik dhe korniza e re kushtetuese dikton një proces të ri.

Basha tha se për miratimin e reformës, PD-ja ka këmbëngulur në parimet e Komisionit të Venecias, një këmbëngulje që sipas tij u kthye në një betejë të fituar.

“Siç luftuam për normat dhe parimet e Venecias, sot kjo pjesë e draftit mishëron këto norma. Kjo është fitorja. Nuk ka ekzistuar asnjëherë dilema a duhet apo jo reformë në drejtësi. Ne jemi për një drejtësi europiane të pakapur dhe të aftë për të luftuar korrupsionin. Rrallë ka ndodhur në Europë që një opozitë të luajë një rol kaq të rëndësishëm në një proces ligjvënës ku nuk gëzon numrat e nevojshëm”.

“Kemi kryer një detyrë jo thjesht opozitare, por për brezat që vijnë. Busull kishim normat europiane dhe Venecian. Tani më procesi nuk është politik. Kjo betejë ka përfunduar. Korniza kushtetuese dikton një proces kushtetues por jo politik. Kushdo që kërkon alibi për të rindezur konfliktin politik, do të zhgënjehet thellë dhe do të përballet me arsyet se pse kërkon të rishpikë beteja të reja”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat