Incidentet e shtuara në det, shqetësim tek pushuesit

Shqipëria

Incidentet e shtuara në det, shqetësim tek pushuesit

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 19:15
ilustrim

Policia tha sot se një pushues humbi jetën në bregdetin në afërsi të Himarës i goditur nga një mjet lundrimi që dyshohet si motoskaf ose motor uji.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të bregut dhe megjithëse turisti i plagosur është përcjellë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Himarës ka ndërruar jetë. Dyshimet e para të Policisë flasin se pushuesi ka qene duke notuar dhe mund të jetë goditur nga ndonjë mjet i shpejtë lundrues, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Kohët e fundit incidentet në det janë shtuar prej mjeteve të shpejta të lundrimit duke ngjallur shqetësim tek pushuesit. Pas heqjes së moratoriumit të mjetve të lundrimit njësitë vendore, pronarët e plazheve dhe organet shtetërore duhet të zhvillonin plane për sigurinë në det gjate sezonit turistik.

Por shqetësimi në mjaft zona të bregdetit është rritur pasi autoritetet dhe sipermarrjet privatenuk po i zhvillojnë këto përgjegjësi. Pothuajse në gjithë bregdetin shqiptar mungojnë kullat e vëzhgimit dhe rojet e sigurisë në plazhe.

Po kështu zonat e parkimit të mjeteve të lundrimit janë kaotike dhe shërbimet nuk kontrollohen për kriteret që ka përcaktuar një vendim i qeverisë ndërmarrë katër vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat