Basha 'dëgjon' kambanat e alarmit: Qeveria u shpartallua, Rama u dorëhoq!

Shqipëria

Basha 'dëgjon' kambanat e alarmit: Qeveria u shpartallua, Rama u dorëhoq!

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 22:43
Lulzim Basha

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën është ‘fushata’ që lideri i opozitës Lulzim Basha ka nisur kundër kryeministrit. Për kryeopozitarin Basha, kreu i qeverisë de fakto është i dorëhequr, e kjo sipas tij lidhet me faktin që jeta e qytetarëve nuk është më e garantuar.

Në një reagim shpërndarë për mediat, kryetari I Partisë Demokratike thotë se ngjarjet e rënda të ndodhura së fundi në vend, siç janë grabitjet e bankave, aksidentet rrugore me vdekje, janë dëshmi se kryeministri sipas tij nuk ka më prioritet ofrimin e sigurisë. Basha thotë se vëmendja e Ramës është tek parcelat me drogë, dhe përqindjen që sipas tij, Rama dhe ministri i Brendshëm Tahiri marrin nga shitja e drogës, pasi i japin garanci kultivuesve se nuk do të kapen nga policia.

Deklarata për media

Dy grabitje biznesesh sot ne zemer te vendit, dhe bastisja e nje banke ne qender te Tiranes, jane kembanat e alarmit qe bien papushim, e cdo dite, per pasigurine totale dhe braktisjen qe Edi Rama i ka bere me kohe detyres kryesore qe eshte ofrimi i rendit dhe sigurise. Nderkohe pa kaluar gjate raportohet nje skandal tjeter i rende ne Rinas, ku sipas informacioneve eshte arratisur faqe policise nje shtetas turk te cilit i ishte ndaluar hyrja ne territorin tone. Lajm trondites vrasja e nje 17 vjecari e perdhosja e trupit te tij. Te plagosur rende nga aksidenti ne Librazhd, e nje i vdekur ne Shkoder nga perplasja me makine, cka e con mbi 20 numrin e jeteve te humbura ne rruge per dy javet e fundit. Ky eshte shpartallim total i cdo standardi sigurie. Sepse e shpartalluar eshte qeveria. I dorehequr de fakto eshte kryeministri. Ai prej kohesh nuk ka me prioritet qytetaret, por ruajtjen e arave me droge. Madje ruajtja e parcelave me kanabis dhe vjelja e takses 30 perqind per cdo rrenje, eshte detyra e vetme qe i ka lene kryeqehajait te tij narkoman. Shqiptaret nuk e meritojne kete fatkeqesi. Shqiperia meriton rend e siguri. 

Dhe ne do tja japim. Krimi do te shtypet. Politikanet e lidhur me te do te kene te njejtin fat. ?Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat