Ahmetaj: Ekonomia në rrugë të drejtë

Shqipëria

Ahmetaj: Ekonomia në rrugë të drejtë

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 08:11
Ministri i Financave Arben Ahmetaj

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar pas publikimit të raportit të Agjencisë së vlerësimit “Standard & Poor’s” për ekonominë shqiptare, duke e konsideruar atë si një vlerësim konfirmues për politikat e ndjekura.

“Standard and Poor’s ka dhënë vlerësimin për ekonominë shqiptare, duke konfirmuar me leximin e tyre, të gjithë faktorët që janë theksuar nga qeveria më parë. Kështu për S & P, Shqipëria ka treguar një performancë të qëndrueshme ekonomike, në vazhdim të zbatimit të programit të konsolidimit fiskal, i cili pritet të ketë vazhdimësi pozitive edhe në vitet në vijim, duke përjashtuar incidente politike” shkruan Ahmetaj.

Në vijim të reagimit të tij, ministri i Financave shkruan se Standart & Poor’s vlerëson ndikimin e reformave të deritanishme të pensioneve, energjisë dhe atë administrative të ndërmarra nga qeveria, duke përcaktuar reformën në drejtësi si një hap të rëndësishëm për të mbështetur zhvillimet pozitive në ekonomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat