Noka: Rama e Tahiri heshtin për përfshirjen në trafikun e drogës

Shqipëria

Noka: Rama e Tahiri heshtin për përfshirjen në trafikun e drogës

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 15:22
Flamur Noka

(E plotësuar) -  PD vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Flamur Noka akuzon drejtpërdrejt ministrin Tahiri që është i lidhur me banda të trafikut të drogës. Për këtë PD i kërkon përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama.

Flamur Noka: Tashmë nuk ka më asnjë dyshim që ministri i Brendshëm është në krye të një bande të organizuar të narkotrafikut. Pas udhëtimit në Itali së bashku me disa anëtarë të organizatës mafioze Sacra Corona Unita, Saje Qorri nuk ka reshtur së vazhduari me axhendën e trafikut. Meqënëse Rama nuk dënjoi të kthejë asnjë përgjigje për këtë shqetësim të ngritur, sot kemi një pyetje tjetër për Ramën dhe kryeqehajain e tij Tahiri.

Ku ka qënë Tahiri mbrëmjen e datës 12 Gusht?

A ke kaluar një mbremje konfidenciale në Ksamil me drejtorët Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës dhe çfare bisede u bë aty?

A ishin pjesë e këtij takimi edhe vëllezërit Habilaj dhe Klement Balili dhe me çfare cilësie ishin pjesë e tavolinës ministrit ?

Meqënëse kryeqehajai i Ramës ka axhendë të zënë me takime me narkotrafikatët më të mëdhenj të Ballkanit e Italisë për të garantuar trasportimin e sasisë më të madhe të kanabisit që ka parë ndonjëherë vendi, po presim përgjigje nga Rama. Shqiptarët kërkojnë të dinë të vërtetat e këtij krimi që ka mbuluar vendin. Pse organizohet nga qeveria? Pse menaxhohet nga ministri e vartësit e tij? Çfarë problemi ka Z Rama që fshihet dhe përpiqet ta fshehë këtë krim shtetëror me pasoja për vendin? Ndaj Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën.

Noka: Ku ka qenë Tahiri mbrëmjen e datës 12 Gusht?

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Sipas deputetit demokrat Flamur Noka, ministri i Brendshëm është në krye të një bande të organizuar të narkotrafikut.

Në një deklaratë për mediat Noka deklaron se “pas udhëtimit në Itali së bashku me disa anëtarë të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”, Tahiri nuk ka reshtur së vazhduari me axhendën e trafikut”.

Deputeti i drejton disa pyetje kreut të maxhorancës se, “Ku ka qënë Tahiri mbrëmjen e datës 12 Gusht? A ke kaluar një mbrëmje konfidenciale në Ksamil me drejtorët Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës dhe çfarë bisede u bë aty? A ishin pjesë e këtij takimi edhe vëllezërit Habilaj dhe Klement Balili dhe me çfarë cilësie ishin pjesë e tavolinës ministrit? Shqiptarët kërkojnë të dinë të vërtetat e këtij krimi që ka mbuluar vendin. Pse organizohet nga qeveria? Pse menaxhohet nga ministri e vartësit e tij?"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat