Kumbaro: Së shpejti nis ndërtimi i rrugës drejt Labovës dhe kishës së saj të famshme

Shqipëria

Kumbaro: Së shpejti nis ndërtimi i rrugës drejt Labovës dhe kishës së saj të famshme

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 12:34
Kisha e Labovës

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u premton labovitëve se qeveria do të ndërtojë rrugën deri në fshat për banorët dhe për turistët që prej vitesh duan të vizitojnë Kishën e famshme të Labovës së Kryqit, një nga perlat e Trashegimisë kulturore kombëtare.

“U premtuam se thesari për të cilin labovitët janë kujdesur prej shekujsh do të restaurohet gjithashtu për ta kthyer në një pikë të pashmangshme për vizitorët e jugut të Shqipërisë”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.

Projekti nga Instituti i Monumenteve të Kulturës është gati dhe financimi i qeverisë shqiptare gjithashtu. Pas pak javësh fillon puna për rrugën dhe për kishën.

Kisha e Labovës së Kryqit është një prej monumenteve më interesante në Shqipëri që i kushtohet Shën Marisë. Atje shkohet duke ndjekur rrugën që të çon në Libohovë, nisur nga një degëzim drejt lindjes i autostradës në jug të Gjirokastrës.

I gjithë udhëtimi zgjat  rreth 40 minuta. Kisha e Labovës së Kryqit është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur përmbante një relike të shenjtë që besohej se ishte pjesë e kryqit të vërtetë të Krishtit.

Ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qendrore, me navën dhe aislet e ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit.

Hyrja kryesore në kishë është përmes një narteksi të mëvonshëm. Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendshme.

Kisha, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565 e.j.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat