Zgjedhjet në Dibër, ja si reshtohen partitë

Shqipëria

Zgjedhjet në Dibër, ja si reshtohen partitë

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 17:11
Zgjedhjet në Dibër

Koalicioni i majtë do të shkojë drejt zgjedhjeve të Dibrës me katër parti në radhët e saj. Sidoqoftë, në radhët e të majtëve janë parti të rëndësishme, të tilla si PS, LSI, PDIU dhe Aleanca Demokristiane. Ndërkohë në aleancën e djathtë janë renditur 12 parti, mes të cilave PD, PR, AK dhe LZHK. Në mbledhjen  e organizuar, KQZ i dha mandatin e deputetes Dhurata Çupit, e cila do të zëvendësojë Sherefedin Shehun. Dy koalicionet e mëdha janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në garën e 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës.

Partia Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk është rreshtuar në koalicion. Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi tha se me marrjen e mandatit nga Dhurata Çupi, numri i deputeteve femra mbërrin në 32. Ajo tha se kjo është shifër e mirë përfaqësimi për femrat. Në Bashkinë e Dibrës do të votojnë 57 mijë e 18 zgjedhës dhe për këtë garë KQZ ka vendosur të prodhohen 58 mijë e 107 fletë votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat