Euralius: Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk do të reduktohet

Shqipëria

Euralius: Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk do të reduktohet

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 17:09
Euralius dhe Opdat

Pas mbledhjes së Komisionit të Reformës në Drejtësi, Misioni i Bashkimit Evropian EURALIUS, thekson se ndryshe nga idetë e propozuara nga opozita, për të, katër janë parimet kryesore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Euralius  thekson se roli i monitoruesve ndërkombëtarë nuk duhet të reduktohet për sa i përket Vettingut dhe se bazë për vlerësimin e gjyqtarëve duhet të jenë dosjen e ILDKP-së.

Në datë 17 Gusht anëtarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi u mblodhën për të diskutuar projektligjin për zbatimin e rivlerësimit. Ndryshe nga idetë e propozuara nga opozita, EURALIUS theksoi katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian duke theksuar:
a) Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale;
b) Procesi i rivlerësimit përdor informacionet, dosje si dhe struktura administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së;
c) Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet;
d) Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave.

Nga ana tjetër, OPDAT shpjegoi kontrollin e figurës bazuar në standardet e SHBA-ve, BE dhe NATO-s sipas të cilave një institucion mbledh informacionin dhe komisioni i rivlerësimit merr vendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat