Basha i përgjigjet Ramës për mungesën e investimeve

Shqipëria

Basha i përgjigjet Ramës për mungesën e investimeve

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 17:18
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Një deklaratë e Kryeministrit Rama gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, se qeveria e ka të pamundur të investojë në infrastrutkurën rrugore dhe ujësjellësa, për shkak të mungesës së parave në buxhet, ka sjellë reagimin e Lulzim Bashës. Kryetari i Partisë Demokratike thotë në një deklaratë të posaçme, se paratë mungojnë, pasi sipas tij,  vidhen përmes korrupsionit dhe shkojnë për luks qeveritar.

 “1 miliardë euro vidhen e shpërdorohen çdo vit në tatime, dogana, tendera dhe koncesione hajdutërie. S’ka si të ketë lekë për qytetarët, thesi zbrazet për rehatinë e Ramës e hajdutëve të tij. Por ka 80 milionë dollarë për mobilim zyrash e blerje makinash. Ka 15 milionë dollarë për bileta avionësh. Ka 320 milionë euro për koncesionet hajdutërore të Ramës e Beqës në shëndetësi. Ka para për udhëtime me charter, për syze 70 mijë euro e për hotelet më luksoze të botës.”

Duke cituar një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, Basha thotë se, ky është fundi i një qeverisje të korruptuar në palcë, që do t’i kthehet qytetarëve pas ardhjes së demokratëve në pushtet, perms uljes së taksave, investimeve publike dhe vendeve të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat