Rama në Serbi edhe për një axhendë personale, zbuloni çfarë do të bëj

Shqipëria

Rama në Serbi edhe për një axhendë personale, zbuloni çfarë do të bëj

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 22:58
Aleksander Vuçiç, Edi Rama

Detaje të reja kanë dalë sot nga takimi që pritet të bëhet mes kryeministrit Edi Rama me homologun serb, Aleksander Vuçiç.

Mësohet se Rama do prezantojë “Kurbanin” në serbisht. Mediat në Serbi janë duke nxjerrë detaje të reja nga takimi i dy qeverive, shqiptare dhe serbe, që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm ose gjatë tetorit. 

Tetori në fakt duket se është periudha më e mundshme për këtë mbledhje, pasi më datë 12-13 të këtij muaji do të zhvillohet në Beograd Forumi i Sigurisë, ku pritet të jenë të pranishëm liderët e të gjitha vendeve të rajonit. Mediat serbe shkruajnë se Rama më 13 tetor do të prezantojë gjithashtu librin e tij “Kurbani” në gjuhën serbe. Më pas, më 14 tetor ai do të udhëtojë drejt Nishit, aty ku pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat