Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 08:04
Moti

Vija bregdetare dhe zonat e ulëta do të jenë nesër në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa me vranësira më të dendura, të cilat do të rrezikojnë shira të izoluara, paraqitet moti për zonat malore veriore - verilindore.

Parashikohet që edhe gjatë pasdites, kthjellimet të mbeten prezente në të gjithë vendin, por sërish në zonat malore lindore do të ketë herë pas here vranësira. Nuk parashikohet të ketë ndryshime të motit edhe gjatë orëve të natës.

Sipas "MeteoAlb", përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante si në orët e mëngjesit, edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1– 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat