Vijon aksioni, asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabis në Memaliaj

Shqipëria

Vijon aksioni, asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabis në Memaliaj

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 09:26
Kananis

Vazhdon operacioni policisë për asgjësimin e bimëve narkotike në të gjithë territorin. Në Memaliaj policia ka asgjësuar 2210 bimë të dyshuara kanabis sativa. Bimët u gjetën në vendin quajtur "Përroi i Poronizës", Krahës 2, Memaliaj.

Policia asgjësoi bimët në vend me anë të djegies, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat