Zheji: Rama bleu heshtjen e Blushit duke i ofruar një post?

Shqipëria

Zheji: Rama bleu heshtjen e Blushit duke i ofruar një post?

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 12:20
Ben Blushi

Ben Blushi, kritiku i madh i Ramës dhe Rilindjes prej disa javësh nuk ka dalë më publikisht.

Fjalimet e tij të gjata në Kuvend plot akuza për Edi Ramën dhe disa nga ministrat janë kohë që janë harruar.

Mbi të gjitha ai nuk ishte fare aktiv gjatë kohës që në korridoret e politikës flitej për një largim të Metës dhe një aksion të Ramës për të bërë 71 votat.

Heshtja e tij ishte aq e dukshme saqë të shumta ishin fjalët se mes Ramës dhe Blushit kishte një pakt që në rast largimi të Metës, deputeti rebel të votonte kabinetin “Rama 2”.

Analisti Artur Zheji shkruan në një editorial në portalin “360gradë.al” se fjalët flasin për një post të rëndësishëm që iu ofrua Blushit.

“Në mënyrë magjike dhe të pakuptueshme, ai (Rama) vuri në “gjumë” dhe “bleu” heshtjen e të “rebeluarit elokuent” Ben Blushi. Se si ndodhi, e se si nuk ndodhi, askush nuk e thotë dot qartazi, por ndonjë postier enigmatik do të ketë hedhur në kutinë e postës të Ben Blushit, letrën me “recetën” dhe “formulën” çudibërëse.

Dikush thotë ofertë e sigurtë e një posti të rëndësishëm, dikush tjetër thotë një temë për një roman, dhuruar nga kryeministri shok dhe armik, dikush tjetër, diçka krejt tjetër dhe më materiale. Por në fund të fundit kjo nuk ka fare rëndësi, në një periudhë shumë të vështirë për kryeministrin, Blushi, përmes heshtjes dhe strehimit në Dardhë apo diku tjetër, la të kuptojë se do të votonte një Qeveri Rama2.

Efefekti Blushi ishte shumë i rëndësisishëm për Ramën sepse i siguronte atij një demoralizim të “rebelëve” apo të pakënaqurve të tjerë potencialë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat