Berat, pas 25 vitesh, 180 hektarë tokë mundësi ujitje

Shqipëria

Berat, pas 25 vitesh, 180 hektarë tokë mundësi ujitje

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 17:49
Berat

Në rrethin e Beratit, dy njësitë administrative, Kozare dhe Perondi, tashmë do të kenë mundësi që të ujisin tokat bujqësore, falë një investimi prej 183 milionë lekësh nga institucionet vendore dhe ministria e Bujqesise.

Eksperte te sektorit shprehen se përtej ujitjes së tokave vëmendje i është kushtuar edhe kullimit të tyre gjatë stinës së dimrit për të shmangur përmbytjet.

Fermerët e 21 fshatrave në Berat trashmë do të kenë mundësi që të ujisin tokat bujqësore dhe si rrjedhim edhe të marrin më shumë prodhime. Investimet në njësitë administrative vijnë pas  një dekade.

Kryetari  i Bashkisë Kuçovë,  Selfo Kapllani,  deklaron se nga kjo ndërhyrje pritet të zgjidhet me problemi i vaditjes për 180 ha tokë, nga të cilat 60 nga Kozarja dhe 120 në Perondi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat