Dyshimi i nënës: Jonidën nuk e vrau Sokrat Shano

Shqipëria

Dyshimi i nënës: Jonidën nuk e vrau Sokrat Shano

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 07:13
Sefedin Çanaku

Prindërit e Jonida Çanakut nuk besojnë se është Sokrat Shano, autori i vetëm i krimit edhe pse ai ka lënë letra të shkruara ku ka pranuar vrasjen e saj para se të vriste veten.

Duke folur, Sefedini tregon dhe dyshimet e të shoqes për vdekjen e vajzës së tyre. Ajo nuk beson se vrasësi ishte Sokrati që u gjet i vdekur.

“Nuk di çfarë t’ju them më parë. Kjo histori më duket shumë e mistershme. Unë s’e kam parë për së vdekuri vajzën time. Gruaja, madje, ka dyshime që Sokrati mund të mos jetë fare autor i vrasjes së saj. Sipas saj, ai nuk ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë. Po edhe unë dyshoj. Mund ta ketë vrarë edhe ndonjë person tjetër. Policia thotë që ka gjetur letra që i ka shkruar ai para se të vriste veten. Ku janë ato letra, pse nuk m’i tregojnë? Kam dyshime edhe për personat që vinin dhe e merrnin me porosi të tij këtu para shtëpisë. Policia duhet t’i gjejë këta persona. Duhet ta gjejë atë njeri që erdhi e mori këtu të shtunën në darkë. Mbase ai di diçka apo fsheh ndonjë gjë”, tha babai i vajzës.

Sefedin Çanaku thotë se nuk është lejuar nga policia dhe nga morgu që ta shohë kufomën e së bijës.

Sipas tij, policia duhet të vazhdojë hetimet, pasi ai nuk beson se ishte një krim për pasion dhe më tej një vetëvrasje nga i dashuri i vajzës.

Sefedini vë gishtin te një tjetër mister: “Policia thotë se ka gjetur letra që i ka shkruar ai para se të vriste veten. Ku janë ato letra, pse nuk mi tregojnë? Kam dyshime edhe për personat që vinin dhe e merrnin me porosi të tij këtu para shtëpisë”.

Sefedin Çanaku thotë se nuk ka arritur të shohë targën e makinës që e mori vajzën për herë të fundit, por kërkon me ngulm që policia të gjejë njeriun që e ngiste. “Policia duhet t’i gjejë këta persona. Duhet ta gjejë atë njeri që erdhi e mori këtu të shtunën në darkë. Mbase ai di diçka, fsheh diçka”.

I ati i Jonidës thotë se nuk i kanë lënë ta shohin trupin e pajetë të vajzës së tyre. Kurse shton se policia nuk u tregon asgjë për rrethanat e vrasjes së Jonidës.

Babai ka arsye për të besuar se diçka po i fshehin. Ndaj si e shoqja, edhe ai dyshon se të bijën mund të mos e ketë vrarë Sokrat Shano.

“Si ka vdekur vajza ime? Me çfarë e kanë vrarë? Sa kohë kishte që ishte vrarë? S’më thanë asgjë nga këto’, tha Sefedin Çanaku.

Ai thekson se letrat që ka lënë Shano përpara se të vdiste nuk i ka parë dot, dhe se personat që e merrnin vajzën kur dilte i ngjallin shumë dyshime.

“Policia duhet t’i gjejë këta persona. Duhet ta gjejë atë njeri që erdhi e mori këtu të shtunën në darkë. Mbase ai di diçka, fsheh diçka”, tha Çanaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat