Autobusi i Sarandës defekt gjatë rrugës, pasagjerët: Shoferi po na mban peng

Shqipëria

Autobusi i Sarandës defekt gjatë rrugës, pasagjerët: Shoferi po na mban peng

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 17:52
Autobusi i Sarandës

Pranë fshatit Kafaraj të Fierit është prishur një mikrobus i linjës Tiranë-Sarandë me rreth 30 pasagjerë.

Mikrobusi ka pësuar defekt të rëndë në motor, ç’ka ka acaruar pasagjerët të cilëve do u duhej të prisnin gjatë. Kështu, teksa ata kanë tentuar të zbresin për të hipur në një tjetër autobus të linjës së Sarandës, shoferi i ka penguar ata dhe ka bllokuar valixhet e tyre.

Përfundimisht vetëm disa pasagjerë kanë arritur të largohen pas debateve të shumta, ndërsa të tjerët kanë mbetur të braktisur në mëshirë të fatit bashkë me shoferin, i cili nuk u jepte valixhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat