Asnjë gjurmë nga 2 kushërinjtë që dyshohet se janë mbytur në rezervuar

Shqipëria

Asnjë gjurmë nga 2 kushërinjtë që dyshohet se janë mbytur në rezervuar

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 10:01
Rei dhe Berti Tahillari

Asnjë gjurmë për dy kushërinjtë 17-vjeçarë, të cilët që prej mëngjesit të ditës së djeshme rezultojnë të zhdukur. Policia dhe familjarët janë vënë në kërkim të dy të rinjve, Rei dhe Berti Tahillari, kushërinj me njëri-tjetrin.

Dyshimet janë se ata mund të jenë mbytur në rezervuarin e fshatit Qatrom në Korçë. Ndërsa mëngjesin e sotëm pritet të nisin kërkimet me polumbarët, të cilët priten të mbërrijnë nga momenti në moment.

Policia e Korçës ka nisur kërkimet menjëherë për dy të rinjtë, dhe po ndihmohet nga banorët e zonës, ndërsa familjarët të alarmuar kërkojnë të nisin menjëherë kërkimet.

Alarmi në polici është dhënë rreth orës 20: 00 mbrëmjen e djeshme nga një bashkëmoshatar i tyre, i cili ka njoftuar se kishte parë rrobat e dy kushërinjve Berti dhe Rei Tahillari pranë ujit, por jo ata të dy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat