Tentoi të rrëmbejë 3 persona me thirrjet “Allahu Akbar”, gjykata vendos për shqiptarin nga Kosova

Shqipëria

Tentoi të rrëmbejë 3 persona me thirrjet “Allahu Akbar”, gjykata vendos për shqiptarin nga Kosova

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 10:02
Dijar Xhema

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë mëngjesin e ditës së sotme masën e sigurisë për shtetasin nga Kosova Dijar Xhema, i cili 3 ditë më parë tentoi të rrëmbente në qytetin e Vlorës 3 persona.

Për 29-vjeçarin nga Kosova është dhënë masa shtrim i detyrueshëm në spital. Sipas policisë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij “Audi” me targa  KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D.  në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh.

Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat