Kakavijë, radhë të emigrantëve për të ikur në Greqi

Shqipëria

Kakavijë, radhë të emigrantëve për të ikur në Greqi

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 13:48
Pika doganore e Kakavijës

Shumë emigrantë shqiptarë kanë përfunduar pushimet në Shqipëri dhe tashmë do të nisen sërish drejt Greqisë. Në pikën doganore të Kakavijës, ka radhë të gjata me makina, të personave që duan të shkojnë në shtetin helen.

Pala shqiptare po punon me shumë sportele. Problemi më i madh qëndron te pala greke, e cila punon vetëm me një sportel. Pala jonë i ka kërkuar palës helene që të rrisë numrin e sporteleve, me qëllim që të shmanget radha e gjatë e automjeteve.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat