Nxirren trupat e pajetë të adoleshentëve të mbytur në Korçë (+16)

Shqipëria

Nxirren trupat e pajetë të adoleshentëve të mbytur në Korçë (+16)

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 15:09
Foto nga vendi ngjarjes

Polumbarët e RENEA-s nxorrën brenda pak minutash njëri pas tjetrit dy trupat e të rinjve të mbytur një ditë më parë në rezervuarin e Qotromit në Korçë.

Kërkimet në rezervuar nisën rreth orës 13:00. Dy të rinjtë, 18 dhe 19 vjeç, u mbytën pasditen e së premtes në rezervuarin e fshatit. 

Rei dhe Berti Tahirllari, kushërinj me njëri-tjetrin ishin parë për herë të fundit nga banorët e tjerë të zonës tek vendi i njohur si “Gropa e Danielit”, për t’u freskuar nga vapa.

Forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s nisën kërkimet për gjetjen e tyre pasditen e djeshme, por rreth orës 22:00 i ndërprenë ato për shkak të errësirës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat