Zgjedhjet për Dibrën - Shehu takime në Kalanë e Dodës: Prioritet rrugët dhe bujqësia

Shqipëria

Zgjedhjet për Dibrën - Shehu takime në Kalanë e Dodës: Prioritet rrugët dhe bujqësia

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 22:45
Sherefedin Shehu

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu ka zhvilluar një takim me banorë të Kalasë së Dodës, ku theksoi se prioritet i punës së tij do të jetë investimet në rrugë dhe në bujqësi.

Në hapje të takimit nënkryetari i PD, Edi Paloka prezantoi kandidatin Shehu si një intelektual dhe ekspert model në PD dhe parlamentarizmit shqiptar.

Paloka: Kandidimi i Sherefedin Shehut i bën ndër jo vetëm PD por edhe Dibrës, sepse ai ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij përkushtim, integritet dhe vlera.

Kandidati Shehu tha se Dibra në këto vite të qeverisë Rama lëngon nga varfëria dhe është lënë në harresë.

Shehu: Kjo është një nga zonat me pasuri e resurse të mëdha natyrore në të gjithë vendin por ka nevojë për një dorë të fortë drejtimi, vizion dhe vullnet për të punuar. Nuk ka subvencione në fshat, tregje të reja, pasi paratë nuk shkojnë tek fermerët, por tek njerëz pranë klaneve të qeverisë.

Nuk jepen fonde për ndërtime rrugësh, ujësjellësish, shkolla qendra shëndetësore, e hapje vendesh të reja pune, sepse qeveria i harxhon paratë e taksave për luks qindra milion euro të zyrave dhe pushime luksoze të qeveritarëve.

Ndër prioritetet e punës sime tha kandidati Shehu do të jete mbështetja për familjet e varfra që nuk sigurojnë dot bukën e gojës.

Sipas zotit Shehu me reformat e bashkisë së re, Dibra do të kthehet edhe në një potencial konkurrues në rajon, për turizmit malor, një mundësi e mirë dhe për punësim.

“Bukuritë natyrore të Dibrës janë të jashtëzakonshme së bashku me traditën dhe mikpritjen e veçantë të banorëve”, theksoi Shehu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat