Vasili: Nuk ka krizë konsensusi për ligjet e reformës në drejtësi

Shqipëria

Vasili: Nuk ka krizë konsensusi për ligjet e reformës në drejtësi

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 01:04
Petrit Vasili

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, nuk sheh krizë konsensusi për ligjet që lidhen me reformën në drejtësi.

Në studion e Ora News, Vasili u deklarua optimist për mirëkuptim mes palëve, ndërsa theksoi se roli i ndërkombëtarëve nuk do të preket.

Neni 13 në ligjin për Prokurorinë Speciale që sipas opozitës dhe shoqatave të mediave cënon lirinë e medias, shihet si i papranueshëm për LSI, por Petrit Vasili nuk dëshiron të bëjë asnjë koment tjetër.

Vasili: “Për mua i rëndësishëm është produkti, të lkemi një ligj të pastër, që nuk krijon asnjë lloj shqetësimi, në mënyrë të veçantë për ushtrimin e lirive themelore siç është liria e shprehjes”.

Për marrëdhënien me PS, Vasili shprehet se LSI respekton marrëveshjen me korrektësi.

Por jep këtë paralajmërim.

Vasili: “PS-LSI ka një marrëveshje politike që e teston veten në sallën e parlamentit dhe veprimin e përbashkët qeverisës. Edhe veprimi parlamentar dhe ai qeverisës kanë pasur sinkronizëm. Ftohjet dhe ngrohjet për mua janë qëndrime metereologjike, jo politike.Është marrëdhënie që ecën mbi bazën e një marrëveshje politike që LSI e ka respektuar dhe e respekton”.

Për zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, kreu i grupit të LSI-së thotë se nuk i sheh si test për mazhorancën.

Ndërsa për pyetjen nëse LSI do te jetë ne koalicion me PS në zgjedhjet e ardhshme, Vasili jep këtë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat