Zbardhet ekspertiza për të mbyturit, u jepet lamtumira e fundit

Shqipëria

Zbardhet ekspertiza për të mbyturit, u jepet lamtumira e fundit

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 12:23
Vdekja e dy kushërinjve

Është konfirmuar sot nga ekspertiza se vdekja e dy kushërinjve në fshatin Qatrom të Korçës ka ardhur si pasoj Korçës e mbytjes, ndërsa në trupin e të rinjve nuk ka pasur asnjë shenjë dhune.

"Nga veprimet hetimore të kryera si edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton se shtetasit A.T dhe R.T,  nuk kanë patur shenja dhune  në trup dhe vdekja e tyre, ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ‘Ngjarje aksidentale’ ”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia po heton për ngjarjen, ndërsa autoritetet lokale thonë se do të hetojnë për mënyrën se si është krijuar këneta ku adoleshentët humbën jetën. Të rinjtë Rei dhe Berti Tahirllari, janë përcjellë sot për në banesën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat