Bushati: Tjetër sulm vdekjeprurës terrorist në Turqi, solidaritet

Shqipëria

Bushati: Tjetër sulm vdekjeprurës terrorist në Turqi, solidaritet

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 15:29
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë, duke shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.

Në një postim në Twitter Bushati shkruan: “Një tjetër sulm vdekjeprurës terrorist në një dasëm në Turqi. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave”.

Si pasojë e një sulmi terrorist mbrëmë në një dasme në lagjen Beybahçe të komunës ?ahinbey në Gaziantep të Turqisë, kanë humbur jetën 50 persona dhe janë plagosur 94 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat