Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se, “dhe pas denoncimit publik, dhe pas denoncimit nga banorët e zonës, një kat i tërë me qindra metra katrorë në zemër të Tiranës, vazhdon të ndërtohet pa leje me bekimin e Edi Ramës. Kjo shkelje haptazi e ligjit ndodh çdo ditë prej të paktën një jave, dhe ligji nuk e zë oligarkun e Edi Ramës, Sadri Abazi”.
“Fqinjët e oligarkut të Ramës kanë njoftuar policinë dhe INUK-un para dy ditësh. Ata u paraqiten, por u larguan pas 5 minutash, pa marrë asnjë masë. Ndërtimi vazhdon edhe në këtë moment që flasim”, tha Zhupa.
“Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me cdo cmim. Dhe kjo do ndodhë shumë shpejt. ? Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, tha Zhupa.