Nuk realizohen të ardhurat nga vendorët dhe renta minerare

Shqipëria

Nuk realizohen të ardhurat nga vendorët dhe renta minerare

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:22
Ministria e Financave, Shqipëri

Të ardhurat nga pushteti vendor dhe renta minerare janë dy zërat me mosrealizime në buxhetin e shtetit. Vendorët kanë mbledhur këtë 7 mujor, 1.2 miliardë lekë më pak se plani, duke dëshmuar se as reforma e re territoriale nuk po përmirëson administrimin fiskal. Nga ana tjetër, rënia e ndjeshme e çmimit të naftës në tregun ndrëkombëtar ka ulur ndjeshëm të ardhurat nga renta minerare, që për periudhën janar-gusht të këtij viti, kanë qenë 36% më pak se planifikimi i financave.

Ndarja e re territoriale administrative nuk është shoqëruar me përmirësim të administrimit fiskal, ashtu siç ishin edhe pritshmëritë.

Të ardhurat nga pushteti vendor rezultojnë me një mosrealizim prej 1.2 miliardë lekësh për 7 mujorin e këtij viti.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në periudhën janar-gusht, nga pushteti vendor janë mbledhur 9.1 miliardë lekë, nga 10.3 miliardë që ishte planifikimi, me një realizim të planit prej vetëm 88%.

Me mosrealizim rezultojnë edhe të ardhurat nga renta minerare.

Kjo për shkak të rënies së ndjeshme të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se për 7 mujorin të ardhurat nga renta janë realizuar në vlerën 1.4 miliard lekë, duke qenë 36.7% më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 36% më pak se plani.

Përsa i përket ecurisë së taksave të tjera, performanca ka qenë pozitive, megjithëse ritmet e rritjes së të ardhurave janë ngadalësuar.

Të dhënat tregojnë se rritja e të ardhurave për 7 mujorin është kosntatuar kryesisht te tatimi mbi fitimin, TVSH dhe nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Për periudhën 7 mujore, në buxhetin e shtetit rezultoi një sufiçit prej 18 miliardë lekësh, i krijuar jo vetëm nga rritja e të ardhurave, por edhe tkurrja e shpenzimeve.

Investimet publike për këtë periudhë rezultuan me një mosrealizim prej 5 miliardë lekësh.

TË ARDHURAT NGA PUSHTETI VENDOR

(janar-gusht 2017)

Realizimi 9.1 mld lekë
Plani 10.3 mld lekë
Moarealizimi -1.2 mld lekë

TË ARDHURAT NGA RENTA MINERARE

(janar-gusht 2017)

Realizimi 1.4 mld lekë
Ecuria vjetore – 36.7%
Kundrejt planit – 36%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat