Shpërndarja e teksteve shkollore nis më 25 gusht

Shqipëria

Shpërndarja e teksteve shkollore nis më 25 gusht

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 10:07
Ilustrim

Viti i ri shkollor 2016-2017 për sistemin e arsimit parauniversitar në Shqipëri do të nisë në 13 shtator.

Ndërkohë që sa i përket shitjes së teksteve, pritet që të fillojë në mesin e kësaj jave, përkatësisht më 25 gusht.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shitja e teksteve shkollore do të vijojë deri më 12 shtator, ku të gjitha librat duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e MAS-it.

Dita e parë e shkollës do të nisë më 13 shtator për shkollat 9-vjeçare, shkollat e mesme dhe ato profesionale ndërkohë që mbyllja do të jetë në muajin qershor të vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat