Bici për akuzat: PD çarçaf balte me autor Bashën

Shqipëria

Bici për akuzat: PD çarçaf balte me autor Bashën

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 15:11
Kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici

Kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të saj lidhur me shtesën në pallatin e deputetit socialist Sadri Abazi, për të cilën PD pretendon se është e paligjshme. Bici thotë se është e turpshme sesi një parti politike shpif dhe kërkon të denigrojë figurën e saj dhe të institucionit që ajo drejton.

“Në cilësinë e kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, hedh poshtë me neveri deklaratën denigruese, shpifëse dhe të turpshme të Partisë Demokratike në adresën time! Është e turpshme deri në kufijtë e të pabesueshmes që një parti politike të denigrojë publikisht me akuza të sajuara dhe me gjuhën më të ulët të mundshme, një grua dhe drejtuese të një institucioni që flet me punë, fakte, shifra në një front tepër të vështirë. Turp për Partinë Demokratike! Turp për Lulzim Bashën!”, tha Bici.

PD ka vijuar me akuzat e saj edhe gjatë ditës së sotme, duke thënë se Rama kishte vendosur më 2010 si kryetar bashkie për prishjen e pallateve të Sadri Abazit, ndërsa më tej e ka anuluar këtë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat