Qeveria mbyll pushimet, ministrat socialistë i shkojnë Ramës në zyrë

Shqipëria

Qeveria mbyll pushimet, ministrat socialistë i shkojnë Ramës në zyrë

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 17:20
Edi Rama dhe kabineti i tij

Gjatë ditës së sotme duket se edhe kryeministri, Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit të tij kanë mbyllur pushimet, duke nisur zyrtarisht punën.

Gjatë paradites së sotme disa nga ministrat e kabinetit qeveritar si Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ajo e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ajo e Kulturës Mirela Kumbaro kanë pasur takime me kreun e ekzekutivit.

Mësohet se mbledhja e Qeverisë do të zhvillohet si zakonisht çdo të mërkurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat