Bulevardi i Ri, IKMT përgatit shpërthimin e një objekti 30 metra të lartë me C4

Shqipëria

Bulevardi i Ri, IKMT përgatit shpërthimin e një objekti 30 metra të lartë me C4

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:01
Arkiv

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shëmbë me shpërthim të kontrolluar një objekt të përbërë nga tri kulla, thuhet në njoftim për mediat nga  IKMT.

Në njoftimin për mediat pasditen e së martës thuhet se “Lartësia e objektit mendohet të jetë rreth 30 metra. S

Specialistët e IKMT me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, janë duke kryer proçedurat e fundit para shpërthimit që mendohet të kryhet ditën e enjte.

Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku pritet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat