Edi Rama: Nuk largohem nga zyra e kryeministrit pa bërë rrugën e Arbrit

Shqipëria

Edi Rama: Nuk largohem nga zyra e kryeministrit pa bërë rrugën e Arbrit

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 18:19
Edi Rama

Ndërtimi i rrugës së Arbrit mori kohën më të madhe të diskutimit gjatë prezantimit të kandidatit të majtë për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama.

Fillimisht ishte Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ai që i kërkoi kryeministrit të ndërtojë rrugën që ka 25 vite që premtohet.

“Unë e kam premtuar rrugën e Arbrit, dhe nuk do të largohem nga zyra e kryeministrit pa bërë këtë rrugë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Rama pohoi se prej kohësh është lidhur marrëveshja me qeverinë kineze. Ai shtoi se së pari qeveria duhej të merrej me malin e borxhit që kishte lënë qeveria e kaluar. “Ditën që do lodhem me problemet e pafundme të Shqipërisë, nuk do vij në asnjë rrugë, pro do marrë rrugën për në shtëpi, tek Linda dhe Zaho dhe kalamajtë e tjerë. Unë e kam premtuar rrugën e Arbrit, dhe nuk do të largohem nga zyra e kryeministrit pa bërë këtë rrugë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër kryeministri theksoi se Dibra kishte një kryetar bashkie që nuk donte t’ja dinte për qytetarët, por vetëm për punët e veta.

“Keni dëgjuar shumë para se në të vinim këtu, keni dëgjuar që ne në këtë garë mund të ishim më pak. Në fakt, ne në këtë garë jemi më shumë. Dhe kur hyra u ndjeva shumë i emocionua nga mikpritja juaj e jashtëzakonshme, e cila është në të njëjtën kohë një detyrim më i madh për ju.

Sepse unë e di shumë mirë që ajo që kemi mundur të bëjmë ne është pak në krahasim me atë që keni nevojë. Më bëri përshtypje që njëri më përshëndeti me dy gishta, pasi këtu nuk janë vetëm socialistët dhe të LSI, por janë edhe demokratët e ardhur për të mbështetur Ramën e duhur port Dibrën. I ftoj edhe nga këtu, të gjithë ata simpatizantë të PD, mbështetës të PD që mes një burri të mirë dhe të lodhur që është momenti të dali në pension dhe një kandidati që është këtu mes jush, të gjithë së bashku të zgjidhni Muharrem Ramën.”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat