PD: S’ka kriminel, bandit apo trafikant që të ruaj pushtetin e Edi Ramës

Shqipëria

PD: S’ka kriminel, bandit apo trafikant që të ruaj pushtetin e Edi Ramës

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 13:35
Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani

Vijojnë akuzat nga Partia Demokratike ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në Dibër. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani shprehet se Rama është i tmerruar nga humbja e zgjedhjeve në Dibër ndaj vë në dispozicion të banditëve e kriminelëve oficerë të korruptuar të policissë. Sipas tij Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e Dibrës  tek bandat dhe kriminelët me të cilët e gënjen mendja se do të frikësojë dhe tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.

Ristani: Rama i tmerruar nga humbja në Dibër, vë në dispozicion të banditëve e kriminelëve oficerë të korruptuar dhe të kriminalizuar të policisë

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani

I braktisur nga dibranët dhe shqiptarët dhe përballë humbjes së thellë  të 11 shtatorit,  Edi Rama ka mobilizuar banditë e kriminelë dhe u ka vënë atyre në dispozicion oficerë të korruptuar dhe të kriminalizuar të policisë. Përkrah trafikantit të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës, Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat,  shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantëve të drogës në Mirditë,  është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër.

Ky fakt i zbuluar nga mediat, rikonfirmon se Edi Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e Dibrës  tek bandat dhe kriminelët me të cilët e gënjen mendja se do të frikësojë dhe tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.

Por dibranët ia bënë të qartë vendimin e tyre dje, duke e lënë në vetminë e tij,  se mashtrimet me të cilat erdhi në pushtet nuk mund t’i mbulojë me asnjë trafikant, asnjë kriminel apo bandit me uniformë policie. Humbja e Ramës  është e pashmangshme sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dibranëve por i ka zhytur varfëri dhe pasiguri. S’ka bërë asnjë investim, s’ka hapur asnjë vend të ri pune, ka dhunuar dhe poshtëruar Dibrën dhe çdo dibran të djathtë e të majtë. E vetmja kontratë që ka Rama dhe kandidati i tij  është ajo me krimin.

Por i ka bërë llogaritë gabim. S’ka kriminel, bandit apo trafikant që të ruaj pushtetin e Edi Ramës. Koha e tij ka mbaruar.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat