Nishani mesazh Presidentit Mattarella: Jemi me popullin mik italian

Shqipëria

Nishani mesazh Presidentit Mattarella: Jemi me popullin mik italian

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 14:39
Bujar Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës italiane, Sergio Mattarella për humbjen e jetëve njerëzore, si dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot disa qytete të Italisë qendrore.

“Jam shumë i trishtuar për humbjen e jetëve njerëzore”, shkruan Presidenti, si dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot disa qytete të Italisë qendrore.

“Me hidhërim të thellë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe ju siguroj se në këto momente të vështira dhe dhimbje, unë dhe populli shqiptar jemi me familjet e prekura nga tërmeti, me ju dhe popullin mik italian”, citohet mesazhi i Kreut te Shtetit.

Lutem e shpresoj që nën rrënojat e godinave të shembura të mos ketë më viktima të tjera, ndërsa të lënduari uroj shërim sa më të shpejtë”, përfundon mesazhi i Presidentit Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat