Miratohen fletët e votimit - KQZ: Muharrem Rama i pari në fletën e votimit, Shehu i dyti

Shqipëria

Miratohen fletët e votimit - KQZ: Muharrem Rama i pari në fletën e votimit, Shehu i dyti

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:42
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, për kandidatët për kryetar Bashkia Dibër, për zgjedhjet e pjesshme të datës 11 shtator 2016”.  KQZ organizoi shortin dhe miratoi rezultatin e tij, ku rezultoi se, Muahrrem Rama, kandidat i koalicionit “ASHE”, do të renditet i pari në fletën e votimit dhe Sherefedin Shehu, kandidat i koalicionit “APPD”, do të renditet i dyti.

KQZ miratoi gjithashtu pr/vendimin  “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës të datës 11 Shtator 2016”.

KQZ vendosi akreditimin e 15 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin  procesit zgjedhor“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës të datës 11 Shtator 2016”.

KQZ vendosi akreditimin e 15 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin  procesit zgjedhor “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.19, në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016”.

KQZ vendosi të caktojë Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 19, Bashkia Dibër, në ish-palestrën e volejbollit pranë Shkollës së Mesme Profesionale në qytetin e Peshkopisë. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ  vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakante në këshillat bashkiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat