MPJ konfirmon: Një shqiptar i mbytur, shtatë të lënduar nga tërmeti në Itali

Shqipëria

MPJ konfirmon: Një shqiptar i mbytur, shtatë të lënduar nga tërmeti në Itali

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 20:23
Tërmeti në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka dhënë edhe lajmin e keq. Një shtetas shqiptar ka humbur jetën nga tërmeti në Itali, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në shtatë.

"Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga Ambasadorja dhe stafi i Ambasadës qe ndodhet në zonat e goditura nga tërmeti, informohemi se: Me trishtim te thelle mësojmë se shtetasi shqiptar Erjon Toro ka humbur jetën dhe numri total i shtetasve shqiptar te plagosur arrin ne shtate vete", thuhet në njoftimin e MPJ.

"Nga kontaktet qe Ambasada jone ne Rome po mban ne mënyrë te vazhdueshme me autoritete Italiane dhe shtabet e krizës, behet e ditur se ne spitalin Gemelli te Romes ndodhen ne gjendje te mire shëndetësore shtetasit shqiptar te mëposhtëm: Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro, Hatixhe Hasanaj. Ne spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet: Xh.T. Ne spitalin e L.Aquila ndodhet ne një gjendje me te rende shtetasja shqiptare me inicialet: E.T", bën të ditur komunikata e MPJ.

Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Romë ka bërë të ditur është e angazhuar për te ndjekur hap pas hapi ne terren si dhe ne koordinim te plote me autoritetet italiane dhe për ti ardhur ne ndihme qytetareve shqiptar te plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat