Zjarr në malin e Shëngjinit, rrezikohen zonat e banuara

Shqipëria

Zjarr në malin e Shëngjinit, rrezikohen zonat e banuara

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 20:36
Ilustrim

Në kohën që Tirana është përmbytur nga shirat dhe stuhitë, një zjarr masiv ka përfshirë malin e Shëngjinit në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa flakët e zjarrit rrezikojnë edhe zonat e banuara.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe ushtria.

Burime zyrtare bëjnë me dije se pritet ardhja e helikopterit, për vënien nën kontroll të flakëve. Nuk dihet asgjë se kush ishin shkaqet e rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat