Brigjet shqiptare, kuriozitet për turizmin elitar

Shqipëria

Brigjet shqiptare, kuriozitet për turizmin elitar

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 09:28
Ilustrim

Gjate orëve te fundit, brigjet e Sarandës i ka prekur një nga velierat më të bukura që kanë ardhur ne  brigjet tona. Kështu shprehet për ATSH-në, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare.

Jahti vjen nga përtej Atlantikut, nga Amerika dhe disa orë, pasagjerët e tij do t’i kalojnë  duke vizituar brigjet e Sarandës dhe Parkun Arkeologjik të Butrintit.

Gjatë këtij sezoni turistik, në brigjet e Sarandës dhe Durrësit kanë mbërritur disa mjete detare shumë të veçanta që kanë sjelle vizitore në brigjet tona.

Jahti i rrallë, pas vizitës në Sarandë, do të largohet në drejtim të Mesdheut, por ai la përshtypjen se brigjet shqiptare janë kthyer në kuriozitet për turizmin elitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat