Operacionet antikanabis, asgjësohen rreth 38 mijë bimë narkotike

Shqipëria

Operacionet antikanabis, asgjësohen rreth 38 mijë bimë narkotike

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 10:30
Kanabis

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjetën dhe asgjësuan në Kalivaç të Memaliajt, 18. 200 bimë kanabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, në Shkodër, pas një megaoperacioni të koduar "THUNDER", policia ka asgjësuar 15 752 rrënjë kanabis në 70 parcela, në zonën e Dukagjinit.

Ndërsa në Fushë-Arrëz është bërë i mundur asgjësimi i 11 parcelave me 4746 bimë narkotike si dhe janë identifikuar e shpallur në kërkim tre persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat