IKMT shemb me eksploziv 3 kulla 30 metra të larta

Shqipëria

IKMT shemb me eksploziv 3 kulla 30 metra të larta

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 12:16
IKMT shemb me eksploziv 3 kulla

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka shembur një objekt 30 metra të lartë në rrugën "Siri Kodra" afër ish-Stacionit të Trenit, nëpërmjet një shpërthimi të komanduar.

Për shembjen e objekteve janë përdorur 10 kilogramë tritol dhe janë hapur 120 vrima në gjithë sipërfaqen e tyre. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm por nuk ka krijuar dëme për banesat që janë afër zonës.

IKMT po vijon punën për shembjen përfundimtare të ndërtesës, ndërkohë që specialistët shprehen se pas kësaj do fillojë puna për pastrimin e inerteve që do të hapin rrugën për vijimin e punës për Bulevardin e Ri të Tiranës.

Ndërtesa ishte e përbërë nga 3 kulla nga 30 metër të larta dhe është bërë me rrëzim të pjesshëm për shkak të mbipopullimit të zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat