Mustafaj i rikthehet politikës, merr pjesë në takimin elektoral në Dibër

Shqipëria

Mustafaj i rikthehet politikës, merr pjesë në takimin elektoral në Dibër

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 11:51
Besnik Mustafaj

Fushata e zgjedhjeve të pjesshme në Dibër ka risjellë në politikë ish-ministrin e Jashtëm demokrat, Besnik Mustafaj. Ai i është bashkuar sot takimit elektoral të zhvilluar në Peshkopi në mbështetje të kandidatit demokrat, Sherefedin Shehu.

“Dua të besoj se Dibra i ka të gjitha cilësitë për ta ngjallur shpresën. Ajo ka njeriun me të cilën mund ta bëjë këtë: Sherefedin Shehu. Ai është burrë i mirë në kuptimin që ju i jepni kësaj fjale”, tha ai.

Rikthimit të Mustafajt në politikën aktive i parapriu një status në profilin e tij në rrjetet sociale, me anë të të cilit ai shprehte mbështetjen për kandidatin Shehu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat