Basha prezanton Shehun: Dibra do të ketë kryetar një njeri të ndershëm

Shqipëria

Basha prezanton Shehun: Dibra do të ketë kryetar një njeri të ndershëm

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 13:09
Sherefedin Shehu

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale të kandidatit demokrat Sherefedin Shehu në Dibër për postin e kryebashkiakut.

Në fjalën e tij në Dibër, Basha theksoi se Shehu ka mbështetjen e plotë të PD-së dhe “nesër si kryeministër, do të përkrah çdo projekt të tij për Dibrën, çdo projekt për bujqësinë” duke theksuar se projektin kryesor, “Rrugën e Arbrit, ne e nisëm ne dhe ne do ta përfundojmë”.

“Kandidati për Bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu është një profesor që ka nderuar Shqipërinë në Amerikë dhe gjithë botën” tha kreu demokrat. Sipas tij, Shehu është kandidati i opozitës së bashkuar dhe dibranëve të bashkuar. “Dibra do të ketë kryetarin e Bashkisë më të ditur, më me përvojë, më të zotin me më të respektuarin se çdo qytet tjetër të Shqipërisë. Mbi të gjitha do keni një njeri të ndershëm që përfaqëson shqiptarin e fortë, dibranin me karakter të cilin pushteti dhe politika nuk e kanë prishur, nuk e kanë korruptuar por përkundrazi e kanë rritur si një figurë publike më të aftë, më të gatshëm”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat