Dorëzohen vetë në policinë e Elbasanit 3 vajzat e denoncuara të humbura

Shqipëria

Dorëzohen vetë në policinë e Elbasanit 3 vajzat e denoncuara të humbura

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 19:22
Vajza e zhdukur nga Pogradeci

Tre vajzat e mitura që u larguan mesnatës e së premtes nga fshati Selcë të Pogradecit janë gjetur në qytetin e Elbasanit.

Ato mësohet se janë dorëzuar vetë në policinë e këtij qyteti.

Tre vajza të mitura u denoncuan të humbura, në fshatin Selcë të poshtme të Pogradecit.

Shtetasi Bashkim Çollaku,  45 vjeç, deklaroi se dy vajzat e tij, shtetaset Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku , 14 vjeç, sëbashku me fqinjën e tyre, me inicialet A.B 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat