Arben Ndoka kreu i Mundjes, PD: Edi Rama po dëshmon se ka si zgjidhje trafikun dhe drogën

Shqipëria

Arben Ndoka kreu i Mundjes, PD: Edi Rama po dëshmon se ka si zgjidhje trafikun dhe drogën

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 18:28
Selia e PD-së

Pas zgjedhjes së ish- deputeti socialist Arben Ndoka në krye të Federatës së Mundjes, reagoi edhe Partia Demokratike.

Në një deklaratë të dalë nga selia blu thuhet se Edi Rama po konfirmon në sytë e mbarë shqiptarëve se krimi, trafiku, prostitucioni janë zgjedhja e tij.

“Edi Rama ka dërguar zyrtarët e tij për të legalizuar Arben Ndokën, i dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi, si kreun e Federatës së Mundjes.

Pasi ka hequr me dhunë dy zonja nga lista e Lezhës për të futur trafikantin në Parlament, pasi ka refuzuar revoltën e shqiptarëve, pasi ka injoruar Departamentin Amerikan të Shtetit që e përmendi me emër si turp te Shqipërisë, Edi Rama sërish ndan pushtet dhe privilegje me Arben Ndokën.

Edi Rama nuk i dha Arben Ndokës thjesht një federatë sporti, por i dha sërish lejen për të bërë atë që ai di të bëjë, dhunimin e votës, presionin ndaj qytetarëve, sundimin mbi ligjin”, citohet në deklaratë.

Edi Rama dëshmoi sërish se e vetmja alternativë e tij është krimi, trafiku, droga. Qytetarët në mbarë vendin janë të neveritur nga Edi Rama dhe aleanca e tij me krimin. Edi Rama dhe trafikantët e tij do të marrin përgjigjen e merituar ditën më të parë që do të përballen me fuqinë e sovranit, me votën e popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat