Shqipëria, e para në rajon për importet e larta të energjisë

Shqipëria

Shqipëria, e para në rajon për importet e larta të energjisë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 09:42
Ilustrim

Shqipëria është vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë të importeve të energjisë elektrike në raport me konsumin edhe pse territori i vendit ka dendësinë më të lartë të ujërave nga lumenjtë si asnjë vend tjetër evropian.

Instituti  Europian i Statistikës duke iu referuar të dhënave të konsumit dhe importit të energjisë për periudhën 1990 -2014, zbardhi faktin se Shqipëria bashkë me Lituaninë dhe Luksemburgun kanë importet më të larta.

Gjithashtu Shqipëria vjen e para në rajon për importet larta të energjisë.  Sipas Eurostat Shqipëria në dy dekadat e fundit ka importuar rreth 47 për qind të energjisë elektrike që i duhej për konsum.

Varësinë më të lartë nga importe e energjisë e ka Lituania me 83 % të konsumit dhe Luksemburgu me 79% te konsumit. Në rajon pas Shqipërisë nivelin më të lartë të importeve të energjisë e ka Maqedonia me 44 % të konsumit të brendshëm.

Ndërsa eksportues neto të energjisë janë Bullgaria, Çekia, Estonia, Franca, Rumania, Sllovenia dhe Suedia.

Në BE konsumi i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm gjatë viteve ’90, por është stabilizuar gjatë 10 viteve të fundit. Konsumi final i energjisë për ngrohje ka qëndruar në të njëjtin nivel me kalimin e kohës.

Sektorët e banesave dhe shërbimeve janë përgjegjës për rritjen e konsumit të energjisë elektrike, ndërsa konsumi në sektorin e transportit ka mbetur stabël gjatë viteve. Konsumi i energjisë elektrike në sektorin industrial ka ndjekur ciklin ekonomik.

Konsumi i energjisë elektrike më 2014 në sektorin e shërbimeve pothuajse dyfishuar në krahasim me viti 1990, ndërkohë që konsumi i energjisë elektrike në sektorin e banesave është rritur me 29% gjatë të njëjtës periudhë. Në 1990 konsumi të energjisë elektrike nga familjarët ishte 38% më e lartë se e shërbimeve, në vitet e fundit konsumi i energjisë elektrike i sektorit të shërbimeve ka tejkaluar konsumin e energjisë elektrike në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat