Lu përfundon takimin me Bashën, pasdite e pret Meta

Shqipëria

Lu përfundon takimin me Bashën, pasdite e pret Meta

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:10
Donald Lu, Lulzim Basha

(E plotësuar) - Ka përfunduar pak minuta më parë takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i mbajtur në selinë blu.

Mësohet se rreth orës 16:00 të pasdites së sotme kryediplomati amerikan do të takojë kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Ambasadori i SHBA-ve Lu “vizitë” në selinë e PD-së, 1 ditë para votimit të vettingut

Dita e nesërme pritet të jetë e ngjeshur për sa i përket jetës parlamentare pasi si rrallë herë do të zhvillohet një seancë para fillimit të shtatorit dhe kjo për shkak të votimit të ligjit të vettingut.

Mëngjesin e sotëm ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu shkoi për një vizitë në zyrat e Partisë Demokratike.

Ende nuk ka një informacion për këtë takim, pro kjo lidhet me votën që do të japë PD nesër në parlament për vettingun, duke pasur parasysh që gjatë votimit në parim opozita nuk mori pjesë.

Ndërsa sot depozitoi në Kuvend amendamentet e veta për këtë ligj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat